Kostoja e tërmetit në Turqi besohet të arrijë në 84 miliardë dollarë, mbi 72,000 jetë

Kostoja e tërmetit në Turqi besohet të arrijë në 84 miliardë dollarë, mbi 72,000 jetë

15:26, 13/02/2023
A+ Aa A-

Konfederata e Biznesit vlerëson se fatura përfundimtare për tërmetet shkatërruese të Turqisë do të jetë e barabartë me 10 për qind të PBB-së kombëtare dhe e vendos numrin përfundimtar të vdekjeve në mbi 72,000.

Nga Hamdi Fırat Buyuk, AA/

Një raport i Konfederatës Turke të Ndërmarrjeve dhe Biznesit, TURKONFED, thotë se tërmetet 7.9 dhe 7.7 të shkallës Rihter të regjistruara më 6 shkurt do t’i kushtojnë ekonomisë mbi 80 miliardë dollarë amerikanë, e barabartë me rreth 10 për qind të PBB-së.

“70.75 miliardë dollarë amerikanë nga ky dëm financiar do të jenë humbje banesash, 10.4 miliardë dollarë humbje në të ardhurat kombëtare dhe 2.91 miliardë dollarë humbje të ditëve të punës”, raportoi TURKONFED. Grupi përfaqëson më shumë 55,000 biznese.

Fatura është e barabartë me më shumë se 10 për qind të PBB-së totale të Turqisë, e cila ishte rreth 800 miliardë dollarë amerikanë në 2021. Raporti llogarit gjithashtu se numri i mundshëm i vdekjeve në fund do të kalojë 72,000.

Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, AFAD, tha se tani besohet se të paktën 31,643 njerëz kanë humbur jetën. Numri i të vdekurve në Sirinë fqinje ishte të paktën 3,576 të hënën.

Më shumë se një javë pasi tërmetet shkatërruese goditën jugun dhe juglindjen e vendit, shumë njerëz janë sistemuar në kampe në një mot të acartë.

Kampe me tenda dhe shtëpi të parafabrikuara po ndërtohen nga qeveria dhe OJQ-të ndërsa qindra mijëra njerëz largohen nga rajoni për në zona më të sigurta në pjesë të tjera të vendit.

Ekspertët paralajmërojnë një krizë sigurie dhe shëndetësore në rajon.

Bazuar në dekretet e gjendjes së jashtëzakonshme të prezantuara gjatë fundjavës, presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka ashpërsuar dënimet për vjedhje dhe aktivitete të tjera kriminale, duke përfshirë periudha më të gjata në paraburgim, përveç masave shëndetësore të hartuara për të parandaluar pandemi si kolera.

Tërmeti i Turqisë i 17 gushtit 1999 mori të paktën 20,000 jetë njerëz dhe shkaktoi dëme 17 miliardë dollarë dëme ekonomike.

Zyrtarët e drejtësisë të dielën shënjestruan më shumë se 130 persona të dyshuar të përfshirë në ndërtime të papërshtatshme dhe të paligjshme, të cilat u shkatërruan nga tërmetet dhe lanë njerëz të vdekur ose të lënduar nën rrënoja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco