Zgjerohen protestat në Iran, studentëve iu bashkohen edhe punonjësit e rafinerive

Zgjerohen protestat në Iran, studentëve iu bashkohen edhe punonjësit e rafinerive

18:59, 11/10/2022
A+ Aa A-

Studentët brohorasin ndërsa protestojnë në Universitetin e Teknologjisë Amirkabir të Teheranit.

Ata po vazhdojnë të sfidojnë autoritetet, pavarësisht se gjatë përplasjeve sipas raportimeve ka pasur viktima dhe qindra të rinj janë burgosur.

Trazirat ne Iran shpërthyen më shumë se tri javë më parë në kryengritje për vdekjen e Mahsa Amini, 22- vjeçarja e cila u dënua nga policia e moralit sepse nuk kishte respektuar kodin e rreptë të veshjes së hixhabit.

Ndërsa studentët kanë udhëhequr protestat, mediat sociale tani po dëshmojnë se punëtorët e dy rafinerive të naftës janë bashkuar duke zhvilluar greva.

Një kombinim i protestave masive dhe grevave nga punëtorët e naftës dhe shitësit e ndihmuan klerin të vinte në pushtet në revolucionin iranian katër dekada më parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco