Ministri francez: Sanksione të mundshme edhe për Bjellorusinë

Ministri francez: Sanksione të mundshme edhe për Bjellorusinë

17:48, 11/10/2022
A+ Aa A-

Bjellorusia mund të përballet me sanksione nëse përfshihet gjithnjë e më shumë në konfliktin ukrainas, tha ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna në një deklaratë për radion franceze, raporton AFP.

Kreu i shtetit bjellorus, Alexander Lukashenko tha të hënën se ai kishte urdhëruar vendosjen e trupave pranë Ukrainës së bashku me forcat ruse , duke thënë se ishte në përgjigje të një "kërcënimi të qartë" ndaj Bjellorusisë nga Kievi dhe vendet që mbështesin Ukrainën.

Vërejtjet e Lukashenka, i cili ka qenë në pushtet në Bjellorusi që nga viti 1994, tregojnë për një përshkallëzim të mundshëm të luftës në Ukrainë, ndoshta me forcat e përbashkëta ruso-bjelloruse në Ukrainën veriore, sipas AFP.

Lukashenko akuzoi Ukrainën për përgatitjen e një sulmi ndaj Bjellorusisë dhe shpjegoi se kjo është arsyeja pse Minsk do të vendosë trupa ruso-bjelloruse dhe transferimi filloi tre ditë më parë, pas shpërthimit në urën e Kerçit.

Agjencia franceze raporton se Lukashenko nuk tha se në cilat zona do të vendosen ato trupa të përbashkëta, duke kujtuar se Rusia ka përdorur Bjellorusinë për të dërguar trupa dhe pajisje në veri të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të atij vendi më 24 shkurt.

Kievi pretendon se dronët iranianë u gjuajtën gjithashtu nga Bjellorusia në territorin ukrainas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco