VIDEO/ Ukrainasit shkatërrojnë karvanin ushtarak rus, i godasin me sistemin amerikan MLRS

VIDEO/ Ukrainasit shkatërrojnë karvanin ushtarak rus, i godasin me sistemin amerikan MLRS

17:02, 11/10/2022
A+ Aa A-

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin forcat speciale të ushtrisë ukrainase, që shkatërrojnë kolonën e mjeteve ushtarake të rusëve, duke i goditur me precizitet me sistem të avancuar raketor amerikan MLRS.

Trupat elitare të Ukrainës, pretendojnë se kanë goditur karvanin e ushtrisë ruse si dhe atë të kamionëve që transportonin municion.

Komanda e forcave speciale të ushtrisë ukrainase, ka njoftuar se me sistemin e avancuar raketor MLRS në kombinim me një njësi të forcave komando SSO sulmuan kolonën.

Madje ata me krenari publikuan pamjet ku tregohet se si artileria ukrainase funksionon në fushëbetejë.

‘Kemi shkatërruar aty ku më pak armiku e ka pritur. Kemi goditur logjistikën, pikat e kontrollit dhe pajisjet që u nevojitën në fushëbetejë’, thuhet në njoftimin e e ushtrisë ukrainase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco