‘Rusisë po i mbarojnë municionet, miqtë dhe ushtarët’

‘Rusisë po i mbarojnë municionet, miqtë dhe ushtarët’

13:02, 11/10/2022
A+ Aa A-

Shef i agjencisë së spiunazhit GCHQ, Jeremy Fleming, tha se Rusisë po i mbarojnë municionet, miqtë dhe ushtarët, pas më shumë se shtatë muaj lufte.

I ftuar në BBC Radio, Flemimg theksoi sepPresidenti rus Vladimir Putin deri më tani ka qëndruar brenda doktrinës së vendosur ushtarake të mospërdorimit të armëve bërthamore.

 “Unë mendoj se do të shohim shenja nëse ata do të marrin vendimin për përdorimin e armëve bërthamore, “ tha ai, pa  theksuar se cilat mund të jenë ato shenja.

Fleming tha gjithashtu se është i sigurt se Putini është i shqetësuar për rreziqet e përshkallëzimit dhe kjo mund të jetë një shenjë pse ai ende nuk ka miratuar përdorimin e armëve bërthamore.

Sipas tij, rusët kanë filluar të kuptojnë situatën e dëshpëruar në të cilën ndodhet Moska në konflikt. Ata e dinë  se Putini ka gabuar, ata e dinë se aksesi i tyre në teknologjitë moderne dhe ndikimet e jashtme do të kufizohet në mënyrë drastike.

Dhe ata e kuptojnë kostot e  tmerrshme të luftës dhe mobilizimit ushtarak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco