William dhe Kate diskutojnë  për shëndetin mendor

William dhe Kate diskutojnë për shëndetin mendor

10:52, 11/10/2022
A+ Aa A-

Kate Middelton dhe Princ William  morën pjesë në një diskutim radiofonik të fokusuar tek shëndeti mendor i të rinjve për të shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.

Princi dhe Princesha e Wellsit biseduan me disa të rinj për këtë temë të temë të rëndësishme. Në njoftimin surprizë, Kate u tha dëgjuesve të BBC se programi “ Newsbeat”do të jetë pak më ndryshe se herët e tjera. William tha se diskutimi do të fokusohet tek mënyrat që mund t’u ofrohen njerëzve për të përballuar ankthin dhe depresionin.

“Ju mund të jetoni duke jetuar jetën tuaj dhe  për një minutë diçka ndryshon në mënyrë rrënjësore dhe e kuptoni se nuk keni domosdoshmërish mjetet ose përvojën për të qenë në gjendje ta përballoni atë,” u shpreh ai.

Kate gjithashtu u tha dëgjuesve se do të pëlqente të dinte se si ata kujdesen për shëndetin e tyre mendor, gjë që u ndoq nga një i ri i cili shpjegoi përvojën e tij.

Çifti mbretëror i është përkushtuar prej kohësh kauzës së shëndetit mendor, duke nisur iniciativën Heads Together në vitin 2016 për të ndihmuar  ata që kanë probleme me  shëndetin mendor.

Klan News

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco