VIDEO/ Sulmet mund të priteshin, por kjo që po ndodh është shokuese

11:22, 10/10/2022
A+ Aa A-

Nga Paul Adams, BBC-Kiev

Tri orët e fundit kemi parë një valë shpërthimesh, jo vetëm këtu në Kiev, por në të gjithë vendin, nga Lvivi në perëndim deri në Kharkiv në lindje, nga këtu në kryeqytet deri në Odesa në jug.

Për ata prej nesh, që ishim këtu që kur filloi pushtimi i plotë i Rusisë në shkurt, ka një element deja vu. Na është thënë që të kalojmë sa më shumë kohë në bodrum, pasi priten sulme të mëtejshme, duke përdorur raketa dhe dronë.

Por kjo është gjithashtu ndryshe. Shpërthimet këtu në Kiev janë shumë më afër qendrës. Jo goditje të largëta në periferi, por jehona të forta pranë rrugëve dhe vendeve që kemi njohur mirë në tetë muajt e fundit.

Është e vështirë të thuhet se çfarë synohet, por një deklaratë nga Ministria e Kulturës e Ukrainës thekson se janë goditur muzetë dhe ndërtesa e filarmonisë.

Një video që qarkullon në median sociale tregon një krater të madh në një shesh lojërash për fëmijë. Nj tjetër tregon një raketë që përplaset në urën e xhamit të kryebashkiakut Klitschko, një pikë turistike popullore mbi lumin Dnipro.

Objektiva simbolike? Është e vështirë që të dallosh logjikën kaq shpejt. Ndërkohë presidenti Zelensky thotë se po goditen objektet energjetike në të gjithë vendin.

Dy ditë më parë, mediat sociale u mbushën me video dhe meme teksa ukrainasit festonin egërsisht sulmin mbi urën që lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë.

Sot, videot janë të gjitha me banorë të tronditur nga predhat, ciflat e zjarrta dhe paralajmërimet urgjente. Duket e pashmangshme, por kjo nuk e pakëson tronditjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco