Krimi në familje trondit Italinë, babai vret djalin e tij 7 vjeçar dhe tenton të vrasë ish-gruan

Krimi në familje trondit Italinë, babai vret djalin e tij 7 vjeçar dhe tenton të vrasë ish-gruan

12:04, 02/01/2022
A+ Aa A-

Krimi në familje ka tronditur vendin fqinj Italinë që në ditët e para të 2022-it.

Një 40 vjeçar ka vrarë djalin e tij 7 vjeçar në shtëpinë e tij në provincën e Varese në Morazzone.

Më pas ai ka vajtur në Gazzada dhe ka tentuar të vrasë ish-gruan e tij e cila qëndronte me prindërit e saj duke e sulmuar me thikë.

Gruaja është shpëtuar nga familjarët dhe personeli mjekësor i dërguar në vend.

Por më tronditësja e gjithë kësaj ngjarje ishte se pas arrestimit të 40 vjeçarit u bë kontroll në shtëpinë e tij në Morazzone ku u bë dhe zbulimi i tmerrshëm, burri e kishte fshehur trupin e vogëlushit të vrarë në dollap.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shtyu burrin të bënte një gjest të tillë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco