Po përgatisnin funeralin e nënës së tyre, por kur hapën arkivolin u tronditën

Po përgatisnin funeralin e nënës së tyre, por kur hapën arkivolin u tronditën

13:16, 24/09/2021
A+ Aa A-

Një incident i ndodhur në Karolinën e Veriut i ka habitur të gjithë ata që e kanë dëgjuar.

Dy motra të pikëlluara për humbjen e nënës së tyre, donin të organizonin asaj një funeral të denjë për kujtimin e saj.

Sidoqoftë ajo që u ndodhi atyre në funeral u dha të dyjave shokun më të madh të jetës së tyre.

I shtrirë në arkivol ishte një i huaj i veshur me rrobat e nënës së tyre.

Motrat Jennetta dhe Jennifer Taylor kuptuan se personi i shtrirë në arkivol ishte një person i veshur me rrobat e nënës së tyre, por jo nëna e tyre.

Jennetta u shpreh në një deklaratë: Ky person ishte aq i vogël në krahasim me nënë time sa ai notonte në rrobat e saj’.

Por kur motrat u thanë autoriteteve të funeralit ata përjetuan dhe diçka dhe më të çuditshme.

Autoritetet këmbëngulnin se personi që ishte në arkivol ishte nëna e tyre.

Për fat të mirë, trupi i gruas së vdekur u gjet e shtrirë në dhomën e balsamimit dhe gabimi u korrigjua menjëherë dhe ceremonia rifilloi.

Vajzat e gruas fatkeqe thanë se situata i shqetësoi shumë, por të paktën ata ishin me fat që kuptuan gabimin dhe nuk duhej të varrosnin një person tjetër në vend të nënës së tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco