34-vjeçarja zbulon si i shpëtoi sëmundjes së rrallë: Nisa të shisja...

34-vjeçarja zbulon si i shpëtoi sëmundjes së rrallë: Nisa të shisja...

10:54, 24/09/2021
A+ Aa A-

Shkarkimi nga puna dhe vuajtja nga një sëmundje misterioze që e la atë të paaftë për të ngrënë, e bëri Rachael Huckle që t’i drejtohej faqes për të rritur, “OnlyFans”.

34-vjeçarja nga Wrexham, Uells, ishte shumë e dëshpëruar kur mori një vendim mjaft të rëndësishëm për të ndryshuar jetën e saj. E në fakt ndryshimi erdhi shumë shpejt, pasi fitimet nga “OnlyFans” ishin të shumta.

Rachael tani fiton 4 mijë paund në muaj nga personazhi i saj në internet, Ivy Tenebrae, për të cilën vishet me veshje të frymëzuara nga karikaturat dhe personazhet imagjinare. Madje ajo ka arritur që të blejë edhe një shtëpi.

Së fundmi, 34-vjeçarja ka dhënë një intervistë për “The Sun”, ku ka zbuluar se si për 10 vite ka luftuar që të gjejë diagnozën e sëmundjes së saj. Dhe ishin fitimet që mori nga “OnlyFans” që i mundësuan asaj të shkonte te një mjek privat.

Më pas, ajo u diagnostikua me sëmundjen e rrallë autoimune pemfigus, të cilën tani e ka nën kontroll me steroid dhe ilaçe për shtypjen e imunitetit.

“Unë i detyrohem jetës sime “OnlyFans”, ajo më shpëtoi jetën mua. Unë jam shumë mirënjohës për fansat e mi dhe gjithçka që kanë bërë për mua. Sinqerisht zgjohesha çdo ditë duke menduar se do të vdisja”, ka thënë Rachael për “The Sun”.

34-vjeçarja ka treguar se si sëmundja nuk e linte të hante dhe disa herë zgjohej pa mundur që të merrte frymë.

“Falë shitjes së fotografive seksi, unë jo vetëm që kam qenë në gjendje të marr një trajtim privat për sëmundjen time, por kam qenë në gjendje të blej edhe një shtëpi timen. Me të vërtetë më ka ndryshuar jetën”, përfundon ajo.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco