Motra e Kim Jong-un: Jemi gati t’i japim fund luftës me Korenë e Jugut

Motra e Kim Jong-un: Jemi gati t’i japim fund luftës me Korenë e Jugut

09:57, 24/09/2021
A+ Aa A-

Motra e liderit të Koresë së Veriut, e cila njihet si një personazh me shumë ndikim në vend, tha se ata janë gati për të nisur bisedimet me Korenë e Jugut që t’i japin fund luftës.

Kim Yo-jong iu përgjigj kërkesave të vazhdueshme nga Koreja e Jugut për të deklaruar zyrtarisht fundin e Luftës Koreane. Konflikti, që e ka ndarë gadishullin në dy shtete, përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim, por pa një traktat paqeje. Dy vendet janë teknikisht në luftë prej atëherë. Marrëdhëniet mes tyre janë të tensionuara.

Këtë javë, presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in bëri thirrje që dy vendet të deklarojnë fundin e konfliktit. Ideja u rrëzua fillimisht nga një ministër i vendit komunist, duke thënë se është e parakohshme.

Por në një deklaratë të papritur të premten, zonja Kim tha se ideja ishte e admirueshme.

Megjithatë ajo tha se Koreja e Jugut duhet të ndalojë politikat armiqësore ndaj tyre, duke theksuar paragjykimet alogjike dhe sjelljen me dy standarde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco