Junta e Mianmarit po rrëmben fëmijët e njerëzve që kërkon të arrestojë, thotë OKB Shtëpi e bombarduar nga ushtria

Junta e Mianmarit po rrëmben fëmijët e njerëzve që kërkon të arrestojë, thotë OKB

11:36, 23/09/2021
A+ Aa A-

Junta ushtarake e Mianmarit po rrëmben në mënyrë sistematike të afërmit e njerëzve që kërkon të arrestojë, përfshirë fëmijë të moshës 20 javëshe, tha raportuesit special i OKB  për këtë vend.

Tom Andrews i tha Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut të mërkurën se kushtet në vend kanë vazhduar të përkeqësohen dhe se "përpjekjet aktuale nga bashkësia ndërkombëtare për të ndaluar spiralen në rënien në Mianmar thjesht nuk po funksionojnë".

Junta ushtarake dhe forcat e saj kanë vrarë më shumë se 1,100 njerëz, tha Andrews, përfshirë dhjetëra fëmijë. Që nga korriku, junta kishte vrarë të paktën 75 fëmijë të moshës nga 14 muajsh deri në 17 vjeç.

Ushtria, shtoi ai, po rrëmbente në mënyrë rutinore anëtarët e familjes kur nuk ishte në gjendje të gjente individët që po kërkonte të arrestonte.

“Kam marrë raporte të besueshme se forcat e juntës kanë arrestuar në mënyrë arbitrare të paktën 177 persona kur objektivi fillestar i një bastisjeje i kishte shpëtuar me sukses arrestimit. Këto viktima përfshijnë fëmijë shumë të vegjël deri në moshën 20 javëshe,” tha ai.

Më shumë se 8,000 njerëz janë arrestuar që kur ushtria mori pushtetin më 1 shkurt. Junta, e cila përballet me kundërshtim të gjerë publik, ka arrestuar këdo që ka sfiduar sundimin e saj - nga politikanët e zgjedhur, tek aktivistët, punonjësit e mjekësisë dhe gazetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco