'Jam në Francë po jetoj me Shqipërinë’ Luan Rama në një rrëfim ndryshe: Historinë shqiptare e botoj në frëngjisht ta njohin edhe francezët

'Jam në Francë po jetoj me Shqipërinë’ Luan Rama në një rrëfim ndryshe: Historinë shqiptare e botoj në frëngjisht ta njohin edhe francezët

22:54, 07/05/2024
A+ Aa A-

Diplomati dhe shkrimtari Luan Rama ishte i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv, ku tregoi shumë për jetën e tij profesionale po ashtu edhe personale.

Ndër të tjera, Rama tha se ndjen kënaqësi tu tregojë francezëve, atje ku edhe jeton, historinë, kulturën dhe letërsinë shqiptare.

Ai shprehet se e ndjen veten midis Shqipërisë dhe Francës.

“Unë shkel gjithmonë me mall sepse jetoj me Shqipërinë. Jetoj në sensin që gjithmonë e kam konsideruar veten time, në kuadrin e kulturës e letrave, një lloj mesazheri. Po të shohesh botimet e mija janë gjithmonë midis Shqipërisë dhe Francës. Ky lloj misioni më jep një lloj kënaqësie sepse zbuloj gjëra interesante nga historia dhe letërsia franceze, këtu në shqip, dhe po kështu historinë shqiptare që unë i botoj në Francë, në frengjisht. Ky lloj pikëtakimi midis dy brigjeve është pikërisht qënësia ime. E ndjej veten vërtetë në të dy kahet.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco