VIDEO/ Agron Tufa: Krijimtaria ime jashtë kufinjve ka në qendër atdheun

22:49, 14/05/2024
A+ Aa A-

Studiuesi Agron Tufa, i ftuar në 'A Show' në Syri Tv, me Adi Krastën, tregoi se si e kanë përjetuar mungesën e atdheut produktet dhe krijimet tij, gjatë kohës që studiuesi jeton jashtë kufinjve.

Tufa nuk vonoi të përgjigjej teksa rikujtoi një shprehje të një shkrimtari të vjetër grek: “Ngado që shkoj, atdheun e bart me vete si një plagosje."

Nëse i ndaj në dy periudha, peirudha e re që dhe unë krijimtarinë time e konsideroj si një periudhë të re këtë të azilantit, në qendër ka atë që ne nuk i shmagemi kurrë, ka atdheun, ose më saktë gjendjen që po përjeton atdheu.

Por ne kësaj nuk i shmangemi.

Një poet grek, Giorgos Seferis, ka një varg që është i paharrueshëm , ai thotë që “ngado që shkoj, Greqinë e bart me vete si një plagosje” , kjo ka vlerë për çdo kënd.

Dhe, të privosh këdo, por në mënyrë të veçantë një poet nga atdheu në atë formë të përndjekjeve tinëzare, dhe ku gjithë pushteti në të gjitha nivelet drejtohet dhe është i dirixhuar për të qenë në duart e pinjove të ish komitetit qëndror.

Kjo nuk është nje teori konspirative, por një e vërtetë racionale me të cilën kush dëshiron mund të përballet, është evidente.

Ne kemi një Shqipëri OMGJ, mutante, që me aktorët dhe katilët e djeshëm, kemi arritur të krijojmë një portret, një fizionomi të përçudnuar, mizore, pa asnjë grimë humanizmi dhe perspektiva është akoma dhe më e pashpresë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco