Luftëtarët shqiptarë ndihmuan Zhan d'Arkën

Luftëtarët shqiptarë ndihmuan Zhan d'Arkën

14:18, 17/05/2024
A+ Aa A-

Gazeta franceze, "Le Gaulois", të shtunën, me 25 janar të vitit 1913 botoi në faqen e parë një shkrim për marrëdhëniet mes popullit shqiptar dhe atij francez, duke u mbështetur në dy shembuj konkretë.

"Shqiptarët dje dhe sot. Për Shqipërinë flitet shumë për momentin dhe simpatitë që ekzistojnë mes këtij vendi të vogël dhe Francës sonë të dashur nuk burojnë nga sot. Detajet e vogla të bazuara në topografinë lokale e vërtetojnë këtë. Ndodhet në Orleans, në qendrën më të vjetër të qytetit, një rrugë e çuditshme dhe mjaft piktoreske e quajtur "Rruga e shqiptarëve – Rue des Albanais.

Ky emër të sjell në mendje kujtimin e kontigjentit të luftëtarëve trima që erdhën në vitin 1429 nga brigjet e Adriatikut për të ndihmuar Zhan d'Arkën për të çliruar qytetin. Fitimtarë, shqiptarët u vendosën dhe krijuan familjet e tyre në Orleans, në lagjen që ka mbajtur emrin e tyre.

Ndoshta në venat e ish-shqiptarëve ka rrjedhur gjak francez, sepse askush nuk mund ta mohojë se në shekullin e trembëdhjetë (besoj se duhet të dymbëdhjetë), Bohemondi, princi i Tarantos dhe mbret i Napolit, ishte djali i të famshmit Robert Guiscard, i cili rrethoi Janinën dhe i dëboi të pafetë nga Shqipëria. Shumë nga miqtë e tij u vendosën atje."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco