VIDEO/ Ledina Çobani në ‘Odeon’: Artisti si mjeku, u ktheva për krijimin e orkestrës së flauteve

21:19, 18/05/2024
A+ Aa A-

Flautistja Ledina Çobani rrëfeu në ‘Odeon’ në ‘Syri Tv’ rrugëtimin e suksesshëm me instrumentin e flautit, fillimet e vështira në Itali, kohët e studimeve në Konservatorin ‘Giuseppe Verdi’, ëndrrën për realizimin e një masterclass-i për flautin e shumëdashur në ambientet e Universitetit të Arteve me studentët, ndërsa e ndali fjalën dhe tek tradita e muzikës klasike, duke theksuar nevojën e rizgjimit të shkollave për ata që e duan muzikën dhe e shohin të ardhmen pjesë të udhës së gjatë në art.

Më datë 12-13 Maj u mbajtën një seri leksionesh e interpretimesh një masterclass dedikuar tërësisht studentëve të flautit në Universitetin e Arteve. Flauti i parë i orkestrës La Scala, Andrea Manco, Drejtori i Shoqatës së Flautistëve Italianë Salvatore Lombardi së bashku me dirigjentin e orkestrës Flute Orchestra Paolo Totti realizuan takime të gjata me studentët shoqëruar nga prova të shpeshta me instumentin. I kënaqur me studentët pjesëmarrës, flauti i parë i orkestrës së La Scalës u shpreh se duhet vënë theksi tingullit të bukur, ndërsa objektivi kryesor i organizimit u shpreh Çobani në ‘Odeon’ qe themelimi i një orkestre me instrumentistë të flautit, që do t;iu shërbejë në veçanti studentëve.

‘Artisti ka një mision në jetë. Është pak a shumë si mjeku që nuk mbaron së studiuari, së perfeksionuari deri në fund të jetës së tij, dhe jep gjithmonë kontribut sa të mundet. Kjo ide ka lindur në Milano, ku unë kam studiuar dhe jetoj e punoj tashmë. Para shumë vitesh, kur isha dhe unë studente isha shumë aktive në masterclass-et e flauteve që zhvilloheshin e që vazhdojnë të zhvillohen nga Shoqata e Flautistëve Italianë, me në krye Salvatore Lombardin.

Ka një impakt të jashtëzakonshëm në Itali, pasi fton flautistë nga e gjithë bota. Duke marrë pjesë në këto masterclass-e të hapet një vizion i ri, shikon se çfarë ka, çfarë profesionistësh ka dhe nëse merr pjesë ke fatin ti dëgjosh, të marrësh shumë nga ata, të mësosh dhe ti admirosh sepse janë jo vetëm profesionistë në profesionin e tyre, por kanë dhe një humanitet të jashtëzakonshëm.

Kështu lindi ideja pse jo, për të lënë diçka pas, mos ta propozoj aty ku unë kam studiuar. Jam diplomuar në Akademinë e Arteve dhe mbasi mbarova m'u dha mundësia, por ishte një dëshirë e vullnetshme për t'u perfeksionuar në Konservatorin ‘Giuseppe Verdi’ të Milanos. Dëshiroja që këtë gjë ta propozoja aty ku kisha filluar studimet. Kjo gjë u prit shumë mirë nga dekani i Fakultetit të Muzikës, profesor Isak Shehu dhe kështu mori rrugë. Vjet hodhëm hapin e parë dhe këtë vit ishte edicioni i dytë. Kishim të pranishëm flautin e parë të orkestrës së La Scala-s.

Ky i fundit është një nga teatrot më të famshëm në botë, që përfaqësohej nga Andrea Manco. Këtë vit kemi ardhur me një sfidë, stimul të ri për studentët. Ideja ime e mbështetur dhe nga profesor Lombardi ishte që këtë vit të vinim me diçka të re. Të krijonim një orkestër flautash, ku të marri jetë instrumentisti. Studentët mos të mjaftohen thjeshtë me atë mësimin që bëhet në universitet, por të kenë mundësi të luajnë bashkë, pasi muzika është ndarje nuk është qëllim në vetvete të luaj atë saxhon, siç bënim ne dikur dhe mbyllej aty. Muzikanti duhet të përballet me skenën, orkestra, muzika e dhomës këto masterclass-e ndihmojnë shumë që studentët që kur janë në fillimet e tyre të përballojnë skenën, të mësohen’.

Aktiviteti i profesorëve dhe drejtores artistike Ledina Çobani u mbyll me një koncert të orkestrës së flauteve që u mbajt mbrëmjen e 19-Majit, ndërsa flautistja tregoi për emocionet e jashtëzakonshme që përjetoi kur performoi në krahë të figurave të rëndësishme të flautit. 

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco