VIDEO/ Sfidat e flautistes shqiptare në Itali, Çobani: Vështirë ka qenë, s’je në shtëpinë tënde...

21:24, 18/05/2024
A+ Aa A-

Një cikël studimesh e kreu në ‘Universitetin e Arteve’, më pas me dëshirën për t’u formuar përtej kufijve Ledina Çobani u zhvendos në Itali. Flautistja tregoi në ‘Odeon’ vështirësitë e fillimit, megjithatë synimi kryesor ishte rritja profesionale dhe përfaqësimi dinjitoz i vendit në çdo aktivitet pjesëmarrës.

‘Unë jetoj në Milano aty u vendosa që në fillim. Është një qytet shumë i bukur. Italia në përgjithësi është edhe një vend miqësor. Ndihesh në shtëpi, të përqafojnë si person në qoftë se u pëlqen. Kjo të ndihmon kur shkon si i huaj.

Vështirë ka qenë, sepse nuk je në shtëpinë tënde, nuk ke prindërit e tu që për çdo gjë edhe për gjënë më të vogël mund të shkëmbesh një mendim dhe nuk ndjen atë sigurinë që të jep familja je vetëm. Kjo është ajo ana që të mungon kur ke momente të vështira, por ndër vite kupton se jeta nuk është ashtu siç e kishim ëndërruar kur ishim akoma më të rinj, por është një vazhdimësi sfidash gjatë gjithë kohës. Pak më shumë kur je larg familjes. Për të hyrë në Konservator të them të drejtën unë kisha mbaruar këtu isha dhe e freskët nuk ka qenë shumë e vështirë’, tregoi Çobani në Syri Tv.

Flautistja tha se një nga motivet frymëzuese në punën e saj është familja, që gjithmonë e ka mbështetur në muzikë dhe e ka përqafuar që kur ishte fare e vogël.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco