SYRI TV/ Biblioteka e Cabanes në një hapësirë të veçantë, 1500 titujt e arkeologut të Bibliotekës Kombëtare

22:19, 14/05/2024
A+ Aa A-

Pierre Cabanes një prej figurave më të rëndësishme të albanologjisë dhe arkeologjisë kërkoi që pas vdekjes fondi i bibliotekës së tij personale në Francë t’i dhurohej Bibliotekës Kombëtare. Drejtuesi i institucionit Pirro Misha u shpreh se titujt janë një pasuri e çmuar e se do të jenë pjesë e katalogut digjital, për t’ua lehtësuar kërkimet lexuesve e studiuesve.

 

SYRI TV

Biblioteka e albanologut, arkeologut, epigrafistit dhe historianit francez Pierre Cabanes do të ketë një hapësirë dedikuar fondit të rëndësishëm letrar e studimor të figurës poliedrike të Francës në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.

Fondi me një pasuri të çmuar vë në dispozicion të studiuesve 1500 tituj të ndryshëm, ndërsa drejtori i institucionit Pirro Misha u shpreh se së shpejti do të jetë pjesë e katalogut digjital, për të lehtësuar kërkimin e materialeve.

Aktivitetin e përshëndeti ambasadorja e Francës Catherine Suard, duke kujtuar veprimtarinë e Canabes në Shqipëri.

2024 shënon 100 vjetorin e kërkimeve te para ne Apolloni. Jam shumë e gëzuar që aktivitet i parë që shënon kremtimin është hapja e kësaj hapësire për Pierre Cabanes. I dekoruar me urdhin e skënderbeut Pierre Cabanes është i njohur si albanolog ndërkombëtar. Ka kontribuar duke  hedhur dritë ne botën albanologjike.

Pierre Cabanes është i njohur për studimet themelore për Epirin Antik  dhe Ilirinë e Jugut. Për veprimtarinë në Shqipëri është vlerësuar denjësisht si themelues i arkeologjisë shqiptare të shekullit të XX.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco