VIDEO/ Flautistja Ledina Çobani në ‘Odeon’: Jemi vend shumë i vogël, po kemi një kuantitet muzikantësh, ja çfarë i shpëton artistët në Shqipëri

21:27, 18/05/2024
A+ Aa A-

Ndonëse muzika klasike është një zhaner muzike i papërqafuar nga të gjithë, Ledina Çobani pohoi në ‘Odeon’ se është rast studimor ai i shkëlqimit të artistëve shqiptarë që prezantojnë mrekullisht Shqipërinë në skenat botërore, megjithatë ka ardhur koha sipas saj ti dedikohemi traditës e të rizgjojmë hapësirat e mësimëdhënies së muzikës.

‘Muzikantët dhe artistët që janë në Shqipëri larg janë shumë. Me statistika kam parë që jemi një vend shumë i vogël, po kemi një kuantitet muzikantësh dhe artistësh shumë në botë. Kam menduar që ky është një rast për t'u studiuar. Nga këto rrënjë duhet rimarrë puna. Ka një rënie në përgjithësi në botë për muzikën klasike. Është e vërtetë që nuk është për të gjithë, akoma më shumë flauti që është edhe ai një instrument pak i veçantë. Duhet t'u japim rëndësi atyre rrënjëve, këtij fenomeni që jemi kaq shumë muzikantë që shkëlqejmë jashtë. Në brum ka diçka të mirë tek ne që do kultivuar dhe kjo ka të bëj me shkollën. Kemi pasur dhe kemi, por duhet rizgjuar pak ajo shkollë e jashtëzakonshme’, tha Çobani.

Sipas flautistes duhet bërë më shumë punë për t’i pikasur talentet e për të punuar më pas me ta, ngase janë premtues për të nesërmen.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco