VIDEO-SYRI TV/ Masterclass-i i flautit tek Artet, Manco: Në plan të parë është tingulli

17:45, 13/05/2024
A+ Aa A-

Në Universitetin e Arteve po zhvillohet një masterclass për instrumentin e flautit nga profesorë italianë. Flauti i parë i orkestrës La Scala, Andrea Manco u shpreh për Syri Tv se studentët pjesëmarrës janë të talentuar e se po punojnë fortë për tingullin, ndërsa dirigjenti i orkestrës Flute Orchestra Paolo Totti tha se qëllimi kryesor është krijimi i një orkestre të qëndrueshme për flautistët. Një prej pjesëmarrëseve në event pohoi se masterclass-i është eksperiencë e shkëlqyer.

Nga SYRI TV

Një seri leksionesh e interpretimesh një masterclass dedikuar tërësisht studentëve të flautit në Universitetin e Arteve.Flauti i parë i orkestrës La Scala, Andrea Manco, Drejtori i Shoqatës së Flautistëve Italianë Salvatore Lombardi së bashku me dirigjentin e orkestrës Flute Orchestra Paolo Totti po realizojnë takime të gjata me studentët shoqëruar nga prova të shpeshta me instumentin. I kënaqur me studentët pjesëmarrës, flauti i parë i orkestrës së La Scalës u shpreh se duhet vënë theksi tingullit të bukur.

Ndonëse një vit më parë mbaroi studimet për flaut Endrita Berisha shqiptarja nga Kosova u shpreh se kjo është një eksperiencë e çmuar për të.

Rikthimi në Universitetin e Arteve u shoqërua me interes të jashtëzakonshëm të studentëve për t'u bërë pjesë e eventit u shpreh Lombardi, ndërsa Totti tha se themelimi i një orkestre me instrumentistë të flautit mbetet qëllimi kryesor.

Aktiviteti i profesorëve dhe drejtores artistike Ledina Çobani do të mbyllet me një koncert të orkestrës së flauteve që do të mbahet mbrëmjen e së hënës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco