Lajmi i fundit

Fitorja e të djathtës/ Macron shpërndan Parlamentin francez

VIDEO/ Ledina Çobani në ‘Odeon’: Shkollat e muzikës nuk ekzistojnë më, të rihapen aty ku kanë qenë

21:29, 18/05/2024
A+ Aa A-

Në emisionin ‘Odeon’ Ledina Çobani u shpreh se shkollat e muzikës duhet të rifillojnë punën intensivisht për të afruar të rinjtë e talentuar. Përtej Tiranës, qytet janë ato që e vuajnë më së tepërmi mungesën e shkollave për ata që jetën duan ta bashkëndajnë me muzikën.

Pjesë nga biseda:

Egla Xhemalaj: Përtej Tiranës, në të gjithë Shqipërinë, rrethet shpeshherë nga profesorë të muzikës, por dhe nga artistë ceket një problem i vazhdueshëm, një problem që ka të bëjë me mungesën e shkollave të muzikës, me mungesën e hapësirave që ata të nisin hapat e parë, të hedhin hapat e parë të ëndrrave të tyre, për tu rritur e për tu bërë dinjitozë nesër, për të pasur një veprimtari artistike. Kjo është punë institucionale, por duhet të jetë edhe e artistëve që ti formësojnë e tu krijojnë atyre mundësinë që tu çelin dyert e të ardhmes së tyre përmes këtyre hapësirave, shkollave, përmes kurseve të muzikës.

A do të jetë sipas jush një zgjidhje e mirë ajo e të hapur të shkollave, hapësirave që ata të rriten e të hedhin hapat e parë të një rritje artistike të së nesërmes?

Ledina Çobani: Prapë do kthehem pak mbrapa, po jo se më pëlqen të kthehem mbrapa, më pëlqen të eci para, por duhen rihapur këto shkolla sepse kanë qenë kanë ekzistuar. Në periudhën kur studioja unë dhe kur kam bërë konkursin për të hyrë në Akademinë e Arteve, ne konkurronim gjithmonë me atë, studentin që vinte nga rrethet. Nëse s'gaboj çdo qytet kishte qytetin e vet.

Egla Xhemalaj: Sot nuk janë më funksionalë për hir të së vërtetës.

Ledina Çobani: Di që nuk ekzistojnë më. Kjo është një minus. Po e përsëris duhen rihapur. Të rimarrim aty ku kemi qenë te shkollës së fortë të muzikës, të traditës. Në këtë mënyrë shtohen studentët, shtohet dëshira për muzikën. Nuk është e vërtetë se nuk ka dëshirë për muzikën. Muzika klasike do shumë punë, do shumë dedikim, do impenjim e sakrificë. Nuk është e thjeshtë. Ka sfida gjithë kohën. Është një ambient sa i bukur, po dhe i vështirë kështu që mendoj se kjo është një nga pikat që do rimarrë aty ku kemi qenë të fuqishëm.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco