Kuçkistan - Poezia brilante e Agron Tufës

23:01, 14/05/2024
A+ Aa A-

Shkrimtari dhe studiuesi, Agron Tufa, ndau sot në 'A Show' poezinë e tij të fundit, kushtuar situatës aktuale në Shqipëri.

Poezia ironike e Tufës shpërfaq në mënyrë brilante situatën politike dhe sociale të Shqipërisë së ditëve të sotme.

Më poshtë, poezia e plotë:

KUÇKISTAN

Kuçkërisht me kuç e maç,

Kuç me kuçka e kuçkanë

Kuçkërimi me kuçkashë

Kuçkëron në Kuçkistan.

 

Ç'kuvendon kuçka me kuçkë

Kuçkërisht mbi një kuçkemë:

Qysh ta kuçkërojmë më ngushtë

Kuçkistanë e kuçkëremë?

 

Shtohen kuçkat varg e vijë

Dhe kuçkojnë me kuçkanët...

Ç'kuçkëzim e ç'kuçkëri

Kuçkëzojnë të gjitha anët!

 

Ka vallë kuçkë apo kuçkan

Që ç’kuçkohet prej kuçkimit?

S’ka kuçkeshë e kuçkoman

Të ç’kuçklohet kuçkëzimit…

 

Ti, kuçko, mos rri ç’kuçkueshëm -

Kuçkërohu, kuçkë e Madhe;

Kuçkëzohuni kuçkëzueshëm

Kuçkërisht kësaj Kuçkiade!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco