Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme. Në mbrëmje lajme të këqija

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme. Në mbrëmje lajme të këqija

07:48, 24/09/2017
A+ Aa A-

Edhe gjatë ditës së sotme moti paraqitet i mirë në të gjithë vendin dhe temperaturat pritet të jenë mesataret e stinës.

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime e vranësira të shpeshta në gjithë vendin por pasditja sjell kthjellime e vranësira kalimtare në Jug ndërsa vranësira të shpeshta në zonat Qendrore dhe Veri të vendit, bën të ditur Meteoalb.

Mbrëmja fuqizon vranësirat në të gjithë territorin, vranësira që mbeten prezente dhe gjatë natës.

E diela sjell rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang territori të ngjitet në 26 - 27°C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco