Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Dita pa makina: bllokohet qarkullimi në rrugët kryesore të Tiranës

Dita pa makina: bllokohet qarkullimi në rrugët kryesore të Tiranës

07:54, 22/09/2017
A+ Aa A-

Në 4 rrugë kryesore të Tiranës sot do të bllokohet qarkullimi në kuadrin e Ditës pa Makina. Ndërkohë, në to do të zhvillohen aktivitete kulturore.

Rrugët ku do ndalohet qarkullimi i automjeteve ditën e premte do jenë:

1. “Dëshmorët e Kombit”, segmenti përpara Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës

2. Rruga “Kont Urani” (te klubi “Heminguej”), do të bllokohet hyrja nga rruga e “Durrësit” deri në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”

3. Rruga “Brigada VIII” deri ne kryqëzim me rrugën “Vaso Pasha”

4. Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Kurse, aktivitetet do të zhvillohen në 3 zona kryesore: Përgjatë rrugës ‘’Kont Urani’’, segmenti nga rruga ‘’Durrësit’’ deri tek rruga ‘’Mihal Duri’’, do të zhvillohet një minipanair libri me botime mjedisore dhe jo vetëm. Ndërkohë që rruga ‘’Luigj Gurakuqi’’ deri tek sheshi ‘’Avni Rustemi’’, do të shërbejë për promovimin e mjeteve ekologjike të transportit. Edhe disa rrugë në zonën e Bllokut do të kthehen në hapësira shërbimi për njerëzit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco