Moti nesër/ Shi, erëra të forta dhe rënie temperaturash

Moti nesër/ Shi, erëra të forta dhe rënie temperaturash

16:42, 20/09/2017
A+ Aa A-

Gjatë ditës së nesërme, sipas sinoptikanëve, ndikimi i vranësirave dhe shirave të përkohshëm në territor vijon deri në mesditë kur shirat zhvendosen kryesisht në zonat malore.

Gjatë pasdites, sipas Meteoalb, pritet përmirësim i kushteve të motit fillimisht në bregdet dhe gradualisht në zonat e ulëta, por me vranësira dhe shira të dobët paraqiten zonat malore.

Në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë stabilizim të kushteve te motit duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të kalojë me kthjellime.

Era do fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 - 4 ballë.

Temperaturat e ajrit vijojnë rënien me 2 – 3°C në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që maksimumi në rang vendi të zbresë ne 22 - 23°C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco