Lajme të mira për motin ditën e sotme, ja sa do rriten temperaturat

Lajme të mira për motin ditën e sotme, ja sa do rriten temperaturat

08:10, 16/09/2017
A+ Aa A-

Gjatë pjesës së parë të ditës, kushtet e motit dominohen nga kthjellimet në të gjithë territorin shqiptar.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në zonat qendrore dhe jugore ndërsa vranësira të lehta do të ketë në zonat verilindore, më të dukshme në mbrëmje.

Orët e natës sjellin shtim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që ekstremet ditore në rang vendi, të variojnë nga 14°C në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 35 km/h ngadrejtimi jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco