Denoncimi/ Tmerr në doganën e Kapshticës, radha shkon në 4 km

Denoncimi/ Tmerr në doganën e Kapshticës, radha shkon në 4 km

18:19, 20/08/2017
A+ Aa A-

Qytetarët shqiptarë janë mjaft të revoltuar me atë se çfarë ka ndodhur sot në doganën e Kapshticës. Nëse vitet e shkuara ankoheshim për mungesë serioziteti nga pala greke, këtë herë ata që kanë shkaktuar radhë të gjata në doganë, janë punonjësit e diganës shqiptare.

Shumë qytetarë janë revoltuar këtë të dielë me punën e kryer në doganën shqiptare, madje disa prej tyre e kanë cilësuar si një ditë katastrofike, ku radha është bërë zgjatur në 4 kilometra.

Ky është denoncimi i një qytetari i cili poston edhe fotot ku shihet dukshëm radha e gjatë e krijuar në doganën shqiptare në Kapshticë.

Denoncimin e qytetarit e ka postuar ish kryeministri Sali Berisha:

Në Kapshtice radha 4 km për shkak të doganës!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco