Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Si ta fitosh pensionin si fermer me 30 - 39 mijë lekë në vit

Si ta fitosh pensionin si fermer me 30 - 39 mijë lekë në vit

08:56, 19/08/2017
A+ Aa A-

Personat që nuk kanë asnjë vit të mbuluar nga sigurimet për shkak se s’kanë punuar ose gjatë kohës që kanë punuar kanë qenë të pasiguruar, kanë shanse për të marrë pension pleqërie. Ata mund të përfitojnë nga dy vendime qeverie, VKM nr. 77, dhe VKM nr. 653. Qytetarët e interesuar mund të sigurohen si të vetëpunësuar në bujqësi, por duhet të plotësojnë dy kushte. E para, duhet të kenë tokë bujqësore dhe të banojnë në të njëjtin rreth ku ndodhet toka në pronësi ose në përdorim dhe të zhvillojnë veprimtari bujqësore e blegtorale. E dyta, personi duhet të banojë në fshat dhe të zhvillojë veprimtari bujqësore e blegtorale, edhe nëse ka tokë në pronësi ose në përdorim me vendndodhje në rrethin fqinj.

Burime zyrtare nga Instituti i Sigurimeve bëjnë të ditur se masa e kontributit vjetor për sigurimet shoqërore është 38.400 lekë, nëse banoni në zonë fushore, dhe 29.400 lekë nëse banoni në zonë malore (Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë). Për të plotësuar vitet e pasiguruara ato mund të plotësohen si i vetëpunësuar në bujqësi, duke paguar kontributet për këto periudha, sipas masës së mësipërme të kontributit vjetor për sigurimet shoqërore.

Kushtet për t’u siguruar

Sipas ligjit për sigurimet shoqërore, personi që futet në skemën e detyruar të sigurimit shoqëror për t’u siguruar si i/e vetëpunësuar në bujqësi, duhet të plotësojë këto kushte: Të ketë mbushur moshën 16 vjeç; të jetë i/e aftë për punë; çdo person mund të sigurohet deri në mbushjen e moshës për pension; nuk duhet të jetë i siguruar nga punësimi në sektorë të tjerë. Sipas ligjit, i vetëpunësuari në bujqësi duhet: Të banojë në të njëjtin nënqark ku ka tokën bujqësore në pronësi ose në përdorim, dhe të zhvillojë veprimtari bujqësore e blegtorale dhe të banojë në fshat, megjithëse tokën mund ta ketë në nënqarkun fqinj.

Dokumentet

I vetëpunësuari në bujqësi paraqet tek inspektori i sigurimit të të vetëpunësuarve në bujqësi të sigurimeve shoqërore këto dokumente: Certifikatën familjare të lëshuar nga zyra e gjendjes civile; vërtetimin e pronësisë mbi tokën, lëshuar nga zyra e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme të komunës ose bashkisë ose akt noterial, që vërteton tjetërsimin e pronës (p.sh, qiramarrje). Sipas ligjit, në çdo rast, për sigurim të periudhave për vitin korrent si dhe për periudha të kaluara, do të paraqitet vërtetimi i lëshuar nga komuna, ku cilësohet se personi ushtron veprimtari bujqësore/blegtorale. Inspektori i të vetëpunësuarve në bujqësi, pasi gjykon për plotësimin e kushteve për sigurim si i/e vetëpunësuar në bujqësi, plotëson dokumentin tip “Urdhër veprim”. Për të bërë pagesën paraqitet ky dokument në zyrën postare ose në zyrën bankare. Me kryerjen e pagesës, zyra postare lëshon dokumentin “Mandat arkëtimi”, ndërsa me kryerjen e pagesës në zyrën bankare lëshohet dokumenti “Veprim arke”, i cili konfirmon kryerjen e kësaj pagese. Me dokumentin “Mandat arkëtimi” ose “Veprim arke” personi paraqitet për regjistrim tek inspektori i sigurimit të të vetëpunësuarve në bujqësi, ku ka marrë “Urdhër veprimin”. Këto dokumente, në asnjë rast nuk duhet t’u dorëzohen punonjësve të sigurimeve shoqërore. Ato janë personale. Në fund të procedurës dhe pas pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore, bëhet pajisja e detyrueshme me librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Përfitimet

Përfitimet që rrjedhin nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore për të vetëpunësuarit në bujqësi: Kuotat e ulëta të pagesave të kontributeve për sigurimin shoqëror, si rrjedhojë e politikave favorizuese shtetërore; përfitim të vjetërsisë në punë, ku njohja e periudhave për të cilat janë paguar kontribute njihet vjetërsi në marrëdhënie pune me shtetin. I vetëpunësuari në bujqësi, pasi plotëson kushtet e përcaktuara në Ligjin nr. 7703 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është përfitues, sipas rastit, i: Pensionit bazë të pleqërisë; Pensionit të pjesshëm të pleqërisë; Pensionit të reduktuar të pleqërisë; Pensionit të invaliditetit; Pensionit të pjesshëm të invaliditetit; Pensionit familjar; Të ardhurës për barrëlindje;Shpërblimit për lindje fëmije./neritangjergo,shekulli

Pensioni i Parakohshëm

Përfituesit e pensionit të parakohshëm kanë të drejtën e kompensimit të çmimeve sipas masës dhe kritereve të përcaktuara në vendimin nr. 138, datë 31.3.1994, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”. Përfituesit e pensionit të parakohshëm minimal kanë të drejtën edhe të kompensimit të të ardhurave, sipas masës dhe kritereve të përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave, nr. 471, , “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”; nr. 401, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; nr. 763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”; nr. 415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”, dhe nr. 477, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave të jetë 14 086 lekë në muaj. Në rastet kur pensioni për vjetërsi shërbimi rezulton më i lartë se pensioni bazë dhe, bashkë me kompensimet e të ardhurave, rezulton më i lartë se shuma e të ardhurave minimale prej 14 086 lekësh, kompensimet jepen pjesore, deri në plotësimin e kësaj shume.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco