Lagje dhe fshatra të Tiranës sot pa drita, ja zonat ku do të stakohet energjia

Lagje dhe fshatra të Tiranës sot pa drita, ja zonat ku do të stakohet energjia

08:21, 28/07/2017
A+ Aa A-

OSHEE ka njoftuar sot se do të kufizojë energjinë elektrike në disa zona të Tiranës për të kryer investime, “montimin e çelave te automatizuara” . Bëhet fjalët për kabina me telekomandë dhe vendosjen e rrjetit të ri 20 kW.

Konkretisht, sot do të punohet në kabinën "Sami frasheri 2" dhe për këtë arsye, do të stakohet energjia nga ora 9.00 deri në 14 .00. Zona pa energji: pjesërisht rruga "Sami Frashëri" dhe kabina "Xibraku", nga ora 09.00 deri në 11.00. 

Zonat që mbeten pa energji gjatë këtij intervali janë: Bar Restorant "Xibraku", zona përreth deri te një pjesë e "Rrugë së Elbasanit".

Gjithashtu në kuadër të planit për mirëmbajtjen e rrjetit dhe rritjen e sigurisë në furnizim, do të kryhet remont në fiderin e Rinasit dhe zonat që mbeten pa energji janë fshati Rinas dhe rethinat, Gjec Fushe dhe Nikel si dhe në fiderin 146 të N/St Valias dhe zonat që mbeten pa energji janë: Laknas dhe nje pjesë e zonës së Domjes, nga ora 9:30 deri ne 13:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco