Ministrja Karabina bën bilancin: Ja shkeljet që u bënë në provimet e maturës

Ministrja Karabina bën bilancin: Ja shkeljet që u bënë në provimet e maturës

19:11, 24/06/2017
A+ Aa A-

Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka bërë një bilanc të parregullsive që janë shënuar gjatë provimeve të Maturës Shtetërore.

Sipas ministres Karabina, shkelja më flagrante është ajo e bërë nga  zyrtarë të lartë të MAS, ku veçohet Plarent Ndreca, ish Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, i cili akuzohet se është futur në ambientet ku zhvillohej provimi, pa autorizim.

“Nga monitorimet e kryera nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Mirela Karabina, në mjediset ku janë zhvilluar provimet e Maturës Shtetërore janë konstatuar problematika dhe raste të cilat rezultojnë në shkelje të hapur të përcaktimeve të Rregullores së Maturës Shtetërore 2017 siç janë: përdorimi i telefonit celular, dekonspirimi i tezës përpara përfundimit të provimit, përfshirja e administratorëve dhe punonjësve arsimore në proces. Të gjitha këto shkelje janë regjistruar dhe raportuar për t’iu nënshtruar vlerësimit përfundimtar dhe për të vendosur më pas penalizimet sipas përcaktimeve përkatëse të Rregullores së Maturës Shtetërore 2017”, njofton MAS.

“Shkelja me flagrante e Rregullores së Maturës Shtetërore 2017 rezulton të jetë përfshirja direkte në dëm të integritetit të këtij procesi nga ana zyrtarëve më të lartë të administratës civile në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit siç është rasti i bërë tashmë publik, i z. Plarent Ndreca. Ky shtetas në kohën kur mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në mënyrë të paautorizuar ka hyrë në mjediset ku zhvillohej provimi i Maturës Shtetërore. Nisur nga ky rast i paprecedent në të gjithë historinë e Maturës Shtetërore është regjistruar një proces hetimor në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë. Gjithashtu, në Drejtorinë Arsimore Rajonale Korçë është konstatuar përfshirja në procesin e Maturës Shtetërore e drejtorëve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të cilat janë pezulluar nga detyra”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Njoftimi i MAS

Në përfundim të procesit të Maturës Shtetërore 2017, Ministria e Arsimit dhe Sportit gjen rastin të përshëndesë të gjithë maturantët që morën pjesënëprovimet e kësaj mature. Ministria e Arsimit dhe Sportit monitoroi të gjithëprocedurën  e Maturës Shtetërore sipas akteve nënligjore të hartuara dhe miratuara më parë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit zonja Mirela Karabina nga marrja e detyrës së saj ka siguruar se ky proces do të vijontenormalisht në përputhje me masat e marra nga administrata e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Për këtë qëllim u intensifikua monitorimi me qëllim zbatimin me rigorozitet i të gjitha detyrave dhe përgjegjësive institucionale, që rrjedhin nga aktet nënligjore në funksion të Maturës Shtetërore.

Nga monitorimet e kryera nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Mirela Karabina, në mjediset ku janë zhvilluar provimet e Maturës Shtetërore janë konstatuar problematika dhe raste të cilat rezultojnënë shkelje të hapur të përcaktimeve të Rregullores së Maturës Shtetërore 2017 siç janë: përdorimi i telefonit celular, dekonspirimi i tezës përpara përfundimit të provimit, përfshirja e administratorëve dhe punonjësve arsimore në proces. Të gjitha këto shkelje janëregjistruardhe raportuar për t’iu nënshtruar vlerësimit përfundimtar dhe për të vendosur më pas penalizimet sipas përcaktimeve përkatëse të Rregullores së Maturës Shtetërore 2017.

Shkelja me flagrante e Rregullores së Maturës Shtetërore 2017 rezulton të jetë përfshirja direkte në dëm të integritetit të këtij procesi nga ana zyrtarëve më të lartë të administratës civile në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit siç është rasti i bërë tashmë publik, i z. Plarent Ndreca. Ky shtetas  në kohën kur mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në mënyrë të paautorizuar ka hyrë në mjediset ku zhvillohej provimi i Maturës Shtetërore. Nisur nga ky rast i paprecedent në të gjithëhistorinë e Maturës Shtetërore është regjistruar një proces hetimor në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë.Gjithashtu, në Drejtorinë Arsimore Rajonale Korçë është konstatuar përfshirja në procesin e Maturës Shtetërore e drejtorëve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të cilat janëpezulluar nga detyra.

Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron të gjithë maturantët, prindërit dhe gjithëopinionin publik se do të bëjë të gjitha përpjekjet e duhura për zbatimin e ligjshmërisë si dhe promovimin e përvojave të mira për përmirësimin e vazhdueshëm dhe rritjen e standardeve të këtij procesi të rëndësishëm që garanton cilësinë, transparencën dhe integritetin në arsimin parauniversitar shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco