Historia e 18-vjeçares që e lidhin me zinxhirë, rrëfimi i njerkut

Historia e 18-vjeçares që e lidhin me zinxhirë, rrëfimi i njerkut

08:34, 23/06/2017
A+ Aa A-

Rrëfimi i vajzës 18 vjeçare nga Gjilani e cila vuan nga probleme mendore dhe pikërisht bazuar në këtë sëmundje të saj pretendon të jetë trafikuar seksualisht nga një gruaje tronditi opinionin pikërisht për shkak se familja e saj e mbanë atë të lidhur me zingjir.

Këtë veprim e ka arsyetuar me faktin se atë shpeshherë e ka zënë nëpër hotele e për këtë e ka lidhur.

“Shpeshherë e kam zënë nëpër hotele, pasi kam dalë në qytet  duke pyetur njerëzit a e keni parë dhe Policia e ka gjetur shpeshherë”, ka thënë njerku i saj për Klan Kosova.

Vetë vajza ka thënë se e lidhin për këmbë dhe tavoline. “Më lidhin këtu që mos të dal”, ka thënë 18 vjeçarja.

E nëna e saj ka dhënë dorëheqjen prej saj duke thënë “bëni ç'të doni me të”.

Ky rast është i njohur edhe për Policinë e rajonit ë Gjilanit. Zëdhënësi i policisë Ismet Hashani i tha Klan Kosovës se janë arrestuar disa persona që e kanë keqtrajtuar 18 vjeçaren. Bile disa nga ata janë duke vuajtur dënimin.

“Policia e Kosovës i ka pëcjellë dmth të gjitha raste që ndërlidhen me këta persona dhe të gjitha këto raste janë proceduar në mënyrën e më të mundshme”, ka thënë ai.

Ky rast është i njohur edhe për Komunën e Gjilanit por ata thonë se nuk mund t'i ofrojnë ndihmë pasi nuk kanë qendër sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco