Paralajmërimi i meteorologëve: Në fundjavë vjen i nxehti përvëlues

Paralajmërimi i meteorologëve: Në fundjavë vjen i nxehti përvëlues

18:23, 21/06/2017
A+ Aa A-

I nxehti mbërrin në fundjavë, temperatura mbi 39 gradë në disa zona

39 apo 40 gradë pritet të shkojë temperatura në fundjavë. Sinoptikanët parashikojnë ditë të nxehta deri në fund të qershorit.

“E shtuna dhe e diela, por edhe fillimi i javës tjetër priten të shënojnë temperatura shumë të larta. Në zonat qendrore priten të jenë rreth vlerës 37-38, por në disa zona jugore nuk përjashtohen temperaturat edhe 39 gradë”, tha një sinoptikane për “Tv Klan”.

Bazuar në studime, në 25 vitet e fundit, temperaturat mesatare vjetore kanë shënuar rritje si pasojë e ngrohjes globale. Kjo bën që vera e çdo viti pasues të jetë e nxehtë.

“Parashikohet që temperaturat e larta të jenë prezent edhe gjatë muajit korrik, muaji korrik do jetë edhe muaji më i nxehtë i stinës së verës ndërkohë gushti do të jetë disi më i freskët”, shtoi ajo.

Krahasuar me vitet 1880 vera e këtij viti është disa herë më e nxehtë. sipas parashikimeve ajo çfarë do t’i mungojë kësaj vere janë reshjet e shiut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco