Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Rrebeshet e shiut, përmbytje dhe dëme në qarkun e Elbasanit

Rrebeshet e shiut, përmbytje dhe dëme në qarkun e Elbasanit

08:26, 26/05/2017
A+ Aa A-

Territori i qarkut Elbasan është përfshirë nga stuhi dhe reshje të dendura shiu. Për pasojë, në disa qytete, fshatra, rrugë dhe toka bujqësore ka pasur edhe përmbytje.

Në mesditë reshjet e shiut u “rrudhën” në qytetin e Elbasanit duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Po kështu probleme ka pasur edhe në rrugët kombëtare dhe rrugët dytësore si pasojë e rërshqitjes së baltës, gurëve dhe inerteve.

Në disa fshatra raportohet se reshjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në mbjelljet e stinës. Kështu janë dëmtuar sipërfaqe të mbjella me grurë dhe foragjere. Ndërsa në disa zona të tjera breshëri ka dëmtuar dru frutorët dhe serat e mbjella me perime.

Para dy ditësh një përrua rrezikoi një lagje të tërë në Gramsh dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëseve. Njoftime për probleme me reshjet ka nga Peqini, Belshi, Cërriku, Gramshi, Elbasani, Librazhdi dhe Përrenjasi. Infoelbasani.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco