'Veliera', Apeli pezullon punimet në zonën arkeologjike A, shtohet ritmi i punës në pjesën tjetër

'Veliera', Apeli pezullon punimet në zonën arkeologjike A, shtohet ritmi i punës në pjesën tjetër

08:43, 25/04/2017
A+ Aa A-

Edhe Gjykata  e Apelit në Durrës, ka vijuar të mbajë të njëjtin qëndrim ashtu sikurse ajo e Shkallës së Parë, për punimet në sheshin “Veliera”.

Kjo gjykatë ka vendosur që në pjesën e sipërme të rrugës e cila përkon me zonën arkeologjike A, të mos zhvillohet asnjë punim për ndërtimin e sheshit.

Mirela Jorgo përfaqësuese e shoqërisë civile, në një deklaratë për mediat nga dera e Prokurorisë së Durrësit, bëri apel që zona arkeologjike të mbrohet dhe prokuroria të vërë para përgjegjësisë penale ata që kanë shkelur ligjin mbi ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike.

Zonja Jorgo apeloi për vijimin e gërmimeve arkeologjike në të gjithë hapësirën ku me vendim gjykate janë bllokuar punimet nga objekti i Torrës Veneciane deri tek hyrja e komplekit “FLY”.

Në këtë sipërfaqe sipas saj duhet të kryhen gërmime arkeologjike dhe e gjithë zona të vendoset në shërbim të gërmimeve.

Aktualisht punimet në sheshin “Veliera” janë duke vijuar me ritme të shpejta në pjesën para hyrjes së portit detar dhe në rrugën nacionale ku po ndërtohet tuneli nëntokësor. Punimet nëntokësore tashmë janë mbyllur dhe po vijojnë me punimet mbi tokë.

Pavarësisht se ky projekt madhor për qytetin e Durrësit ka hasur në shumë kundërshti nga ana e shoqërisë civile, punimet kanë vijuar me intensitet të lartë në pjesën më të madhe të sheshit./portali durres

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

nita25/04/2017 12:44

ci keni bere durresit keshtu ,o mostra,te vjen keq per bukurite e kti qyteti qe e keni bere,beton ,beton dhe vetem beton,ja keni marre frymen durrsakeve,si xhuxhi i durresit dhe ky droga i tiranes,ripjellja e paska ne gjak betonin ,ardhte dita qe tju zere betoni kokat

Lali ERi25/04/2017 10:12

Keshtu si po vijojne punimet veliera eshte paravendosur pavaresisht germimeve dhe rezultateve te tyre. Ajo o behet me te kater kembet e saj ose nuk mund te behet fare ,Keshtu qe vijimi i punimeve ne nje pjese te bazamenteve te saj te le te nenkuptosh qe ajo cka po ndodh eshte nje teater pasi gjithcka eshte paravendosur qe te behet.Ose perndryshe dikush duhet te kaloje ne burg per shperdorim te fondeve publike ,gje qe eshte e papranueshme nga mafja e fondeve publike.

Shpata25/04/2017 10:05

Pershendes Vendimin e gjykates, me ne fund Shoqeria civile mundi ti tregoje vendin qe meriton, Vangjush Dakos dhe perkrahesit te tij te flaket Zotit Edi Rama ! Zoti Edi Rama ! Venja e nje njeriu pa skrupull te drejtoje nje nga qytetet me te pasura me thesare arkeologjike, eshte krim qe i behet ketij populli. Edi Rames i jane ‘zene syte’ dhe nuk do t’ja dije me per vlera kombetare, as per shkaterrime te thesarit arkeologjik Shqiptar, kete e provon qendrimi i qeverise Rama ne investimet arkeologjike ne Shqiperi. Ato jane Zero ! Vetem nderhyjne atje ku ka fitime dhe tendera per te fituar pare, asnje investim per zbulime dhe restaurime ose thjesht, mirembajteje. Kete e provon edhe shkarkimi i shume specialisteve te mirenjohur, te vene gjasme nga PD-ja, dhe zevendesimi me partizane dhe ‘shejtane’ te Edit ! Kete e provojne shume emisione televizive nga media serioze shqiptare, per gjendjen e mjeruar ku jane lene monumentet e ketij vendi ! Pa llogaritur vjedhjet e monumenteve dhe muzeumeve per dy leke te qelbur ! Qe Tahiri nuk kishte kohe ti gjente, se kishte pune te tjera ! ! Ky krim, per ironi te fatit, eshte kryer nga nje ‘Artist pikture’, qe ka mbaruar Institutin e Arteve, nga nje Kryeminister qeflli betonimi dhe ndertimi pa kriter, i cili i dehur nga pushteti, i turullosur nga paraja, ka rene aq poshte sa te mbuloje me beton vlera kombetare te pa zevendesueshme, per hir te nje tenderi te piset, ne perfitim te Dakos se tij te dashur ! Vetem ky rast do te mjaftonte per te bindur cilido, qe ka tru ne koke, qe qellimet e qeverise Rama jane vetem fitimi !

Shto koment

Denonco