Kutërbon ish-Këneta e Durrësit, banorët: Na vijnë në shtëpi për votat, pastaj na harrojnë

Kutërbon ish-Këneta e Durrësit, banorët: Na vijnë në shtëpi për votat, pastaj na harrojnë

08:41, 24/04/2017
A+ Aa A-

Në prag të zgjedhjeve vendore, por edhe të sezonit veror që shënon rritje të temperaturave, banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës janë në hall të madh.  

Deri tani, premtimet e dhëna nga të gjithë të zgjedhurit vendorë e parlamentarë nuk i kanë mbyllur dot kanalet e hapura të ujërave të zeza, të cilat përshkojnë lagjen e tyre dhe përhapin “aromën” kundërmuese në të gjithë zonën.

Pikërisht ky është edhe problemi i këtij komuniteti të madh, që nuk po gjen zgjidhje. Banorët thonë se do të bojkotojnë zgjedhjet e 18 Qershorit, nëse nuk do të ketë ndërhyrje konkrete nga ana e pushtetit lokal dhe e qeverisë për problemet jetike që i shqetësojnë si kanalizimet e ujërave të zeza apo furnizimi me ujë të pijshëm, që u vjen i ndotur.  

Situata mbetet e tillë prej më shumë se 20 vjetësh, ndërsa pushtetarët vijnë një herë në dy vite për të kërkuar votat shtëpi më shtëpi dhe nuk i mbajnë premtimet që japin.

Ndonëse ndodhet vetëm një kilometër e gjysmë larg qendrës së qytetit të Durrësit, mungesa e vëmendjes së pushtetit lokal, ka bërë që kjo zonë të jetë në gjendje të mjerueshme. Ndërkohë, banorët mbeten në pritje të zgjidhjes së këtij problemi, i cili rëndohet edhe më shumë përgjatë muajve të verës.

Kryeinspektori i mjedisit në Durrës, Jurgen Dashi, pranoi situatën e rënduar dhe premton zgjidhje të shpejtë, duke i dhënë fund këtij problemi të mprehtë me të cilin përballet kjo zonë, që numëron më shumë se 43 mijë banorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

labi24/04/2017 13:33

njerit te vajtur ne ate zone jane heronje! Pasi nje vend qe nuk u imagjinonte jetesa e bene te jetueshme pa ndihmen e shtetit. Do ja dalin me sukses do behet dhe kanalizimi por jo nga ky mut pushteti kanabisi..por nga qeveri demokratike

lali 24/04/2017 13:08

perseri jepjani xhuxhit voten se ashtu do jeni mes eres se qelbur

Durresaku24/04/2017 11:35

Maloket dhe fshataret, zbriten ne Durres , e ben mash qytetin me ndertime sipas qejfit, vodhen si deshen ujin dhe energjine me ndërhyrje pa leje ne rrjet, i legalizuan me fare pak leke,negjithe keto vite i ndertuan dhe rruget qe jane me mire se rruget brenda qytetit ...dhe te bejne edhe pordhë. Jane bere me dy prona nje qe e kane lene dhe nje qe e kane zene, dhe ne durrsakeve na bejne karshillik, dhe te kercenojne dhe me vote kermat maloke e fshatare qe e kane voten njesoj si une, ne nje kohe qe nuk jemi njesoj as nga intelekti e as nga kontributi per qytetin ku jetojme. I ka humbur identiteti Durresit dhe kete e kupton ne dite festash kur "zbarkojne" neper rruge per shetitje dhe ne vend qe te thone takohemi tek Vollga ...i degjon te thone takojna te plazhi or tai...

komunista propagandista te pavlere24/04/2017 11:32

Perderisa Bashkia Durres ka asfaltuar dhe urbanizuar, cdo parulle komuniste e krahine percarese eshte demode' e jashte cdo lloj llogjike. durrsaket jane populli me nr. me te larte te kancerit ne mushkeri. Ky fenomen nuk shpjegohet ndryshe pervecse me tymin qe kthehet cdo pasdite drejt qytetit te Durresit.

Elias24/04/2017 09:46

O ikni nga keni ardhe, o rrini mes mutit ,se as qe keni per tu rregullu nonjiher. Vete erdhet ne kenete , nuk ju mori njeri me zor ....po, po,vete erdhet po me lejen e kryemalokut ,koleres qe ka mendoros nji Shqipni.

Durrsaku i vjeter24/04/2017 09:31

epo keneta nga vete emri i saje ere mban e jo arome mali e lulesh! Shkon e nderton shtepine buze lumit pastaj ankohesh perse ma permbyt lumi ! Futesh ne kenet e pastaj ankohesh se vjen ere ! Pi nje shishe raki e pastaj habitesh perse te meren ment e te dhem koka ! Para se te benit shtepine aty duhet te ishit informuar me pare se ku po ngulnit themelet. Sa per dijeni te lexuesve, Keneta e Durrsit eshte gjysem metri ose 50cm nen nivelin e detit, nese nuk do mbahej nen kontroll nga hidrovori ne Porto Romano ajo do permbytej e do kthehet prap siç ishte,kenete.

Shto koment

Denonco