'Ku është rruga që premtuat?! - 4 fshatra të Lezhës dalin në protestë Rruga e Torovices

'Ku është rruga që premtuat?! - 4 fshatra të Lezhës dalin në protestë

10:50, 21/04/2017
A+ Aa A-

Katër fshatra të Lezhës janë mbledhur sot dhe kanë dalë në protestë t'i kërkuar qeverisë ndërtimin e rrugës së Torovicës që ua premtoi 4 vite më parë gjatë fushatës elektorale dhe nuk ua ndërtoi kurrë.

Janë banorët e Torovicës, Malecajt, Shkëmbit të Kuq dhe Kolajakajt që janë mbledhur si fillim, para bashkisë së Lezhës, duke kërkuar ndërtimin e rrugës dhe deri edhe u shtyrë për t'u futur me forcë brenda saj. Sipas tyre, edhe vetë kryebashkiaku Fran Frrokaj kishte premtuar t'u bashkohej atyre për të kërkuar fondet për ndërtimin e rrugës. 

Në njoftimin që kanë shpërndarë, banorët shprehen se duhet të mblidhen pa dallime partiake për të pasur rrugën që duan.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco