Vazhdon qëndresa heroike e banorëve të Zharrëzit, do kalojnë natën jashtë Ministrisë së Gjiknurit

Vazhdon qëndresa heroike e banorëve të Zharrëzit, do kalojnë natën jashtë Ministrisë së Gjiknurit

22:14, 25/02/2017
A+ Aa A-

Pas rrugëtimit në këmbë nga Zharrëzi në Tiranë, banorët vazhdojnë qëndresën e tyre heroike duke kërkuar dëmshpërblim për banesat e dëmtuara nga shpërthimet e “Bankers Petroleum”.

Qytetarët e Zharrëzit u takuan sot me Niko Peleshin pasi mbërritën në kryeqytet, por përsëri nuk kanë besim tek fjalët e zv/Kryeministrit.

Ata kanë shtruar batanijet në sheshin përpara Ministrisë së Energjetikës dhe aty do të kalojnë gjithë natën. Banorët kanë thënë se do të vazhdojnë të qëndrojnë deri sa të marrin në dorë aktet e ekspertimit që vlerëson dëmet e shtëpive të tyre.

Edhe pse udhëtuan për 4 ditë në këmbë nga Zharrëza në Tiranë, ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri apo ndonjë zyrtar i institucionit të tij nuk u interesua që t’i takonte. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Safet Qose26/02/2017 14:23

Keshtu veprojne pushtetaret burokrat kur kane zene postet dhe mendojne se aty jane per meritat e tyre dhe jo per besimin qe u eshte dhene dhe tu sherbejne atyre qe e kane zgjedhur !

Shto koment

Denonco