Ujqërit sulmojnë nxënësit mes dëborës në Buqlizë

Ujqërit sulmojnë nxënësit mes dëborës në Buqlizë

22:10, 20/01/2017
A+ Aa A-

Fëmijët e fshatit Çerenec të njësisë administrative Gjoricë në bashkinë e Bulqizës raportohet se janë sulmuar nga ujqërit teksa shkonin në shkollën e cila është disa kilometra larg fshatit, shumë pranë Maqedonisë.

Vetë familjarët janë shprehur për “Newsbomb” se, para dy ditësh, fëmijët janë sulmuar nga ujqërit teksa shkonin në shkollë: “Halli më i madh janë kalamajtë. S’kemi as zjarr as drita por po rrezikojnë dhe fëmijët. Fëmijët shkojnë prej në Çerenec në Veçisht duke bërë disa kilometra në këmbë. U dolën ujqërit para e hofën fëmijët me spata se do na i kishte hongër kalamajt”.

Të shqetësuar për situatën ata i bëjnë thirrje bashkisë Bulqizë që të marrë masa për sigurimin e transportit dhe për ngrohjen në shkollë pasi dhe xhamat janë të thyera. Rruga nga fshati Çerenec për në fshatin Veçisht është 5 kilometër. Edhe pse familjarët janë përpjekur ta hapin rrugën me lopata e kanë pasur të pamundur pasi reshjet e dendura e kanë vështirësuar situatën, ndërsa shprehen se bashkia nuk ka ndihmuar në marrjen e masave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco