Sindikata e Arsimit: Na jepni shpërblimin e Vitit të Ri ose bojkotojmë mësimin

Sindikata e Arsimit: Na jepni shpërblimin e Vitit të Ri ose bojkotojmë mësimin

19:12, 19/12/2016
A+ Aa A-

Mësuesit e arsimit parauniversitar kanë kërcënuar me bojkot të mësimit në rast të mosmarrjes së shpërblimit prej 10 mijë lekësh të rinj në fundvit.

Në takimin 2 orësh me Ministren ata kanë kërkuar të zbatohet kodi i punës, ndërsa theksojnë se prej 3 vitesh nuk marrin më shpërblim.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Nevruz Kaptelli, tha pas takimit se ka arritur një dakordësi me Ministren Linidta Nikolla për 3 nga kërkesat që ata kishin.

“Ne presim që shpërblimi prej 10 mijë lekësh të jepet brenda këtij viti, sindikatat do të vazhdojnë me të gjitha mjetet ligjore, sindikaliste që na lejon ligji. Do të bojkotojmë dhe mësimin”, citohet Nevruz Kaptelli nga Ora News.

“Ministrja ra dakord për të tre pikat e tjera, funksionimit normalisht të Këshillit Kombëtar të arsimit parauniversitar dhe të këshillave vendorë të arsimit parauniversitar, për pagesën e transportit të mësuesve sipas ligjit dhe pagesën mbi orë të mësuesve, të provimeve të lirimit dhe atyre të maturës shtetërore”, vijon ai.

Sipas Sindikatës, fondi i nevojshëm për shpërblimin e mësuesve kap vlerën e 2 milion eurove.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco