Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja ç’të keni parasysh

Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja ç’të keni parasysh

07:29, 03/12/2016
A+ Aa A-

Edhe dita e sotme do të jetë me temperatura më të larta, ndërsa nuk do të ketë reshje shiu.

Gjatë paradites territori shqiptar paraqitet me mot kryesisht të kthjellët, por mesdita do të sjellë një sistem vranësirash mbi zonat veriore, ku do të ketë edhe reshje të pakta dëbore, ndërsa qendra dhe jugu mbeten me vranësira të dukshme e intervale kthjellimesh.

Pjesa e dytë e ditës do vijojë me kthjellime të shkurtra e vranësira të shpeshta në të gjithë territorin. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat juglindore ku priten edhe reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që minimalja në rang vendi të jetë -3 gradë celsius, ndërsa maksimalja të ngjitet në 17 gradë Celcius në bregdetin jugor.

Era do të fryjë mesatare si ne tokë dhe në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco