Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Fuqia e marketingut për sukses në biznes. Sekretet dhe sfidat

Ish-ministri i Mbrojtjes në gjendje të rëndë shëndetësore/ Ja ku ndodhet i shtruar...

Ish-ministri i Mbrojtjes në gjendje të rëndë shëndetësore/ Ja ku ndodhet i shtruar...

19:09, 23/03/2018
A+ Aa A-

Gjendja shëndetësore e ish-ministërit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, paraqitet e rëndë, ndërsa sipas mjekëve të klinikës së neurologjisë do të pritet 48 orë për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

Hajdaraga pësoi një hemoragji masive në tru në pikët e kalimit kufitar në Qafë Thanë, ndërsa kthehej nga Maqedonia, ku kishte vajtur për të dhënë leksione në Universitetin e Strugës.

Hajdaraga është transportuar me helikopter drejt QSUT-së, ku është shtruar në reanimacionin e neurologjisë.

Pas shtrimit në spital, Hajdaraga është vizituar nga disa prej politikanëve, që janë interesuar për gjendjen e tij shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber24/03/2018 05:47

Eh ketij te llupsit i dilte gjumi e cohej nga krevati ne mengjes vetem sepse donte te hante pilaf e qofte. Ishte bere i shkreti sa trungu i rrapit "Ku foli Cercizi me goje".

Shto koment

Denonco