VIDEO/ Përmbytjet në Shkodër, peshku del në rrugë

VIDEO/ Përmbytjet në Shkodër, peshku del në rrugë

15:37, 21/03/2018
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm ka pasur dhe një dalje të lehtë të Bunës mbi pedonale pranë Urës së Bunës.

Zona më e kërcënuar në qytetet mbetet periferia perëndimore e qytetit, zona e Livadheve pranë ish Zukthkashtës, që laget nga Liqeni Shkodrës dhe Lumi Buna.

Disa banesa janë përmbytur kanë uje brenda, ndërsa të tjera kërcënohen. Por përmbytja këtë herë ka krijuar një situatë të çuditshme në qytetin e Shkodrës. Ndërsa intervistonim një banore të zones në asfalt kanë filluar të dalin peshqit.

E ndërsa mbledhin peshk, banorët bëjnë apel për ndihmë. “Ça të bëjmë, po mbledhim peshk”, thotë një banor.

Por pak më në brendësi të periferisë së qytetit, në zonën e Livadheve njerëzit po flenë mbi ujë, banesat janë përmbytur dhe orenditë shtëpiake janë dëmtuar. Ky është Arjan Alia fëmijët e tij po flenë mbi ujë.

Arjan Alia, banor i zonës po mundohet të shpëtoje çtë mundet nga orenditë shtëpiake.

Në të gjithë NënShkodrën dhe periferinë e qytetit janë 4700 ha toka nën ujë, mbi 400 shtëpi të rrethuara nga uji e rreth 20 banesa të përmbytura./Top Channel

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi21/03/2018 18:32

Si nuk e kuptoni qe qeverrija e pa qe varferija ka arritur kulmin, dergon peshkun ne shtepit e popullit. Mjafton te hapesh deren dhe peshku te futet brenda ne tigan. A ka arritje me te madhe se kjo? Lufte kunder varferis. Pupulli te haj peshk te eger dhe jo peshk rezervati.

Shto koment

Denonco