Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Alarmi i meteorologëve: Ja zonat e rrezikuara nga përmbytjet

FOTO/ Alarmi i meteorologëve: Ja zonat e rrezikuara nga përmbytjet

16:41, 17/03/2018
A+ Aa A-

Sipërfaqe toke vijojnë të mbeten në ujë në Shkodër, ndërsa rreziku për përmbytje të reja cilësohet i lartë.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Sot (e shtunë, dt.17) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë nivele të larta të ujit dhe RRITJE të hartës së përmbytjes. Nesër (e diel, dt.18) do të vazhdojë RRITJA E PRURJEVE në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin.

Nesër nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të vazhdojnë TË RRITEN për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna. Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë RRITJE TË PRURJEVE përgjatë fundjavës dhe fillimit të javës tjetër.

Pritet PËRKEQËSIMI I HARTËS SË PËRMBYTJEVE në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit. Për arsye të shtimit të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit përgjatë ditëve në vazhdim parashikohet rritje e ndjeshme e prurjeve duke rritur rrezikun nga përmbytjet në gjithë pjesët fushore të lumenjve.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

    PARASHIKIMI METEO

    RESHJET

    Sot pasdite (e shtunë, dt.17) dhe nesër (e diel, dt.18) priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të jenë intensive deri në lokalisht shumë intensive. Në shumicën e qarqeve të tjera priten reshje mesatare deri në lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Durrës dhe Fier, priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet pritet të jenë të shoqëruara me shtrëngata në të gjitha qarqet. Reshjet priten më të dendura gjatë pasdites së sotme dhe pasdites së nesërme.

    TEMPERATURAT

    Nesër (e diel, dt.18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

    në bregdet: 11 / 16 °C

    në vendet e ulëta: 10 / 18 °C

    në vendet malore: 7 / 13 °C

    ERA

    Sot pasdite (e shtunë, dt.17) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa nesër (e diel, dt.18) era pritet të jetë e lehtë deri në mesatare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco