Punimet/ OSHEE: Ja zonat në Tiranë ku do ndërpritet energjia në 26 Shkurt – 2 Mars

Punimet/ OSHEE: Ja zonat në Tiranë ku do ndërpritet energjia në 26 Shkurt – 2 Mars

20:25, 23/02/2018
A+ Aa A-

Zona të ndryshme të Tiranës do të përballen me ndërprerje të energjisë nga data 26 shkurt deri në datën 2 mars.

Kufizimet do të bëhen për shkak të punimeve që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po kryen në kuadër të planit të remonteve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit në disa fidera të nënstacionit Traktora në Tiranë.

Sipas njoftimit të OSHEE-së, kufizimet do të bëhen kryesisht rreth orës 9:00 deri në 13:00, në këto zona:

 “Në datën 26 shkurt, ora 09:00-13:00, do të ketë mungesë energjie në këto zona: Antenat e televizioneve në Dajt, Vilat qeveritare në Dajt, Televizioni News 24, Garda, Uzina Gjeologjike, Shkozë.

Datë 27 shkurt, , ora 09:00-13:00, pa energji: Kodra e Priftit, Shkozë, Zona pranë Depos së Ujit, Rruga “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand).

Datë 28 shkurt, , ora 09:00-13:00, pa energji: Zonat pranë Depos së Ujit, Sanatoriumit, Rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325.

Datë 1 mars, ora 09:00-13:00, pa energji do të jenë: Kodra e Kokonozëve, Ish Parku Komunal, Pallatet pranë Oxhakut te shkolla e Bashkuar, Porcelani, Zona “Uzina Traktori”, Shkozë (pjesërisht).

Datë 2 mars, ora 09:00-13:00, pa energji: Zonat pranë Depos së Ujit, Sanatoriumi, Antenat e televizioneve në Dajt, Vilat qeveritare në Dajt, Televizioni Neës 24, Garda, Kodra e Priftit, Shkozë, Rruga “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand),

Kodra e Kokonozëve, Ish Parku Komunal, Pallate pranë Oxhakut të Shkolla e Bashkuar, Porcelani, Rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Zona Uzina e Traktorit, Shkozë (pjesërisht), Uzina Gjeologjike, Shkozë 2.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Romeo24/02/2018 01:26

Po pse planifikimi behet ne kulmin e dimrit ? Nuk eshte kjo aresyeja, por hajduteria deri ne makuteri e Adrian Celes , Mr.30% te çdo tenderi qe behet atje.

Shto koment

Denonco