FOTO/ Bashkia Kamëz nis nismën ‘Jepi jetë Kamzës - Dhuro një pemë’

FOTO/ Bashkia Kamëz nis nismën ‘Jepi jetë Kamzës - Dhuro një pemë’

15:57, 23/02/2018
A+ Aa A-

Sot kryebashkiaku Xhelal Mziu dhe prefektja Suzana Jahollari morën pjesë në mbjelljen e pemëve dekorative në rrugën “Arben Broci” në Paskuqan dhe në Qendër-Babrru. “Jepi jetë Kamzës - Dhuro një pemë” është nisma e Bashkisë Kamëz për shtimin e gjelbërimit.

Ky projekt në tërësinë e tij do të mundësojë mbjelljen e rreth 10 mijë pemëve dekorative në të gjithë territorin e Bashkisë Kamëz. Sot aktualisht u mbollën 250 pemë të para dekorative në kuadër të nismës për një ambient sa më të përmirësuar për qytetarët e Kamzës.

“Në emër të tyre do të dëshiroja t’ju kërkoja të bëheni pjesë e aksionit qytetar dhe të Bashkisë Kamëz për mbjelljen e pemëve dekorative për rrugët e qytetit dhe pyllëzimin e anësoreve të lumenjve”, - tha ndër të tjera Mziu, i cili ishte i shoqëruar nga prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari.

Nisma për mbjelljen e pemëve dekorative në qytetin tonë fillon që nga viti 2007, i cili për fatin e keq nuk shënonte asnjë pemë dekorative të mbjellë brenda këtij territori. Nga viti 2007 e deri në fund të vitit 2017 janë regjistruar mbi 26 mijë pemë të mbjella në Kamëz, falë bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha institucionet që janë bërë partnere me nismën që Bashkia Kamzës ka pasur nga vitit në vit për këtë qëllim.

Gjatë viteve të fundit janë ndërtuar objekte publike e private, infrastrukturë e gjerë rrugore, por që është i nevojshëm kontributi i të gjithë faktorëve për qytetin, për brezat dhe për vetë natyrën, për mbjelljen e pemëve dekorative në rrugë, në hapësira publike, parqe si dhe në anësoret e lumenjve që kalojnë në qytetin tonë.

Ndërkaq, bashkë me prefekten Jahollari, Mziu inspektoi edhe bllokun në Qendër-Babrru, një investim madhor i Bashkisë Kamëz. Reforma territoriale bashkëngjiti edhe ish-komunën e Paskuqanit me Bashkinë Kamëz, e cila me buxhetin financiare planifikoi dhe investoi në qendrën e Njësisë Administrative Paskuqan, Babrru-Qendër mbi 25 km rrugë të standardeve bashkëkohore, me ndriçim, gjelbërim, dhe aksesorë të tjerë për infrastrukturën. Vetëm rivitalizimi i Qendrës Urbane Babrru, një investim që i ka kushtuar jo pak Bashkisë, përfshin ndërtimin e rrugëve, trotuareve, ndriçimin, gjelbërimin, ndryshim fasade, stola dhe elemente të tjera ndihmëse për disiplinimin e mbetjeve (kosha mbeturinash).

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco