FOTO/ Pasi u përpoqa 4 orë, ja çfarë përgjigje më ktheu 'e-albania'

FOTO/ Pasi u përpoqa 4 orë, ja çfarë përgjigje më ktheu 'e-albania'

09:58, 21/02/2018
A+ Aa A-

Shërbimet elektronike janë një prioritet bashkëkohor. Një gjë të tillë po bën edhe qeveria shqiptare. Këto shërbime janë edhe një nga kushtet e integrimit në BE. Në faqen e e-­albania janë të regjistruar një sërë shërbimesh që mund ti marrësh online pa qenë nevoja të trokasësh në zyrat e shtetit. Por një qytetar ankohet në infoelbasani se u përpoq për 4 orë që të kryente një verifikim dhe nuk arriti dot.

“Përshëndetje. Kam lexuar, dëgjuar dhe parë për shërbimet online. Sot provova që të kryej një verifikim për pagësën e kontributeve. Hapa adresën me gjithë të dhënat e pastaj u përpoqa që të marr info për këtë shërbim. Por pasi më sorollati dhe më hëngri nja katër orë, sistemi më ktheu një përgjigje “faqja nuk hapet siç duhet. Ju lutemi provojeni përsëri”. Tani më duhet të shkoj në zyrat e sigurimeve ose edhe tek tatime që të përfundoj punë. Flm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco