Rikthehet sëmundja e fruthit në Shqipëri, 11 fëmijë të shtruar në QSUT

Rikthehet sëmundja e fruthit në Shqipëri, 11 fëmijë të shtruar në QSUT

07:53, 16/01/2018
A+ Aa A-

11 raste me fruth janë regjistruar këto 3 ditët e fundit në Spitalin Pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Njoftohet se të gjithë fëmijët e infektuar janë të pavaksinuar, shkruan RTSH. Një pjesë e tyre janë të moshës nën 1 vjeç, që do të thotë se nuk e kanë arritur moshën e vaksinimit, por edhe ata fëmijë që janë prekur nga ky virus dhe janë mbi moshën 1 vjeç rezultojnë që nuk e kanë kryer vaksinën.

Epidemiologët e Institutit të Shendetit Publik dhe specialistët e Autoritetit Shëndetësor Rajonal kanë qenë gjatë gjithë ditës së hënë të pranishëm në ambientet e Shërbimit Pediatrik Infektiv. Ata së bashku me mjekët e këtij shërbimi kanë analizuar kartelat e fëmijëve të prekur për të shqyrtuar të gjitha rastet e fëmijëve të infektuar, e për të kuptuar në cilat raste kjo sëmundje mund të shfaqet më e komplikuar, si pasojë e sëmundjeve të tjera që mund të ketë pacienti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco