Me të nxira dhe serum pas sherrit, pezullohet nga puna drejtoresha dhe edukatorja në Korçë

Me të nxira dhe serum pas sherrit, pezullohet nga puna drejtoresha dhe edukatorja në Korçë

12:34, 15/12/2017
A+ Aa A-

Pas sherrit mes drejtoreshës së një kopshti në Korçë me edukatoren, e cila përfundoi me shenja e të nxira, mësohet se janë marrë masa nga Drejtorja Arsimore për të dyja.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Iris Rezhda, e cila sqaron se si edukatorja Suzana Braimllari ashtu edhe drejtoresha Laureta Asllani janë pezulluar përkohësisht nga detyra.

Pezullimi i përkohshëm do të bëhet deri në përfundimin e hetimeve për ngjarjen.

Incidenti ku u përfshinë këto të fundit u regjistrua tre ditë më parë në kopshtin nr.8 në lagjen 5 të qytetit të Korçës, ku edukatorja denoncoi për dhunë fizike drejtoreshën e kopshtit.

Më herët janë publikuar edhe fotot e edukatores, e cila kishte shenja të dukshme dhune në trup, e për këtë arsye u shtrua edhe në spital.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco