Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

IGJEUM: Sot e nesër reshje intensive dhe shtrëngata, ka rrezik përmbytjesh sërish

IGJEUM: Sot e nesër reshje intensive dhe shtrëngata, ka rrezik përmbytjesh sërish

12:31, 15/12/2017
A+ Aa A-

Instituti i Gjeoshkencës njofton se sot pasdite, e premte, datë 15 dhjetor dhe nesër, e shtunë, datë 16 dhjetor, priten reshje në pjesën më të madhe të vendit.

Në pjesën veriore dhe jugore reshjet do të jenë shumë intensive, ndërsa në pjesën qendrore intensive, por lokalisht deri shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve lokale urbane, kjo në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 °C / 16 °C
në vendet e ulëta: 13 °C / 15 °C
në vendet malore: 5 °C / 9 °C.

ERA
Sot pasdite (e premte, dt.15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, por në zonat malore dhe në bregdet mesatare deri e fortë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco