Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ ‘Dajti n’Fest’, promovim turizmit malor dhe produkteve vendase

FOTO/ ‘Dajti n’Fest’, promovim turizmit malor dhe produkteve vendase

12:31, 10/12/2017
A+ Aa A-

Të apasionuarit pas sportit ekstrem të hedhjes me parashutë nuk ka nevojë të udhëtojnë deri në Llogara për të ushtruar pasionin e tyre.

Tashmë, edhe Tirana ka një pistë të vetën të hedhjes me parashutë në malin e Dajtit, nga ku mund të fluturojnë të gjithë parashutistët profesionistë apo edhe ata që kërkojnë të provojnë adrenalinën që të jep ky lloj sporti.

Në Ditën Ndërkombëtare të Maleve, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, organizuan për dy ditë me radhë “Dajti n’Fest”, një organizim i kthyer në traditë për promovimin e turizmit dhe produkteve e zejeve të zonës, ku u përurua edhe pista e hedhjes me parashutë në malin e Dajtit.

Pjesë e aktiviteteve u bë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, si dhe shumë qytetarë të Tiranës që kishin zgjedhur që ditën e sotme ta kalonin në “Dajti n’Fest”. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që më në fund edhe Tirana ka pistën e saj të hedhjes me parashutë.

“Më vjen shumë mirë që e mbajtëm fjalën, edhe e di që kemi shumë punë për të bërë. Ky është vetëm fillimi. Sapo kemi markuar territorin për ta kthyer pastaj në një pistë profesioniste që mund të akomodojë dhe dhjetëra sportistë njëkohësisht, megjithatë  fillimi i mbarë është gjysma e punës”, tha Veliaj.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se nisma të tilla nxisin edhe më shumë zhvillimin e potencialit turistik, ndërsa theksoi se turizmi mbetet një prioritet për qeverinë. “Padyshim turizmi malor, turizmi i aventurës, turizmi jashtë sezonit është për ne një prioritet dhe një përpjekje fantastike që nuk mund ta bëjmë kurrë vetëm.

Prandaj, jemi këtu në këtë ditë të diele për t’i dëshmuar të gjithëve që së bashku mund t’ia dalim të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, tha Klosi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco